English

Druidizmi, tani është sërish një fe zyrtare

Britani e Madhe, 5 tetor NOA - Pas më shumë se një mijë vitesh, druidizmi është sërish një fe zyrtare që njihet në Britani dhe kjo në bazë të një ligji për organizatat e bamirësisë që do t’i lejojë Druid Netuorkut përfitime tatimore të barabarta me ato të besimeve të tjera.

Komisioni Shtetëror theksoi se Druidizmi përmban një sistem serioz dhe koherent ndaj besimeve dhe bindjeve etike e ofron një vizion pozitiv.

Kjo është praktika e parë pagane që është caktuar në rangun e fesë.

Druidizmi është një fe neopagane që promovon paqen dhe ruajtjen e natyrës e është një nga praktikat shpirtërore të para që njihen në Britani.

Urdhri i lashtë Druidz, është themeluar në vitin 1791 nga Henry Hurdle dhe është organizata më e madhe me mbi 3 mijë an[tarë Druid.

Organizatat Druid ekzistojnë në të gjithë Evropën, duke përfshirë Italinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Mijëra njerëz mblidhen çdo vit rreth monumentit të Stonehenge në Wiltshire për të festuar solsticin e verës.

r.b/NOA

KOMENTE