Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dy hajdutë përleshen me policinë gjatë një grabitjeje, plumba dhe të plagosur
English

Dy hajdutë përleshen me policinë gjatë një grabitjeje, plumba dhe të plagosur

Vlorë, 5 Tetor 2010 NOA - Dy hajdutë përleshen me policinë gjatë një grabitjeje e cila precipitoi në plumba dhe të plagosur kurse pas operacionit t kryer një o dyshuar u kap dhe tjetri mori arratinë nën hundën e uniformave blu.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se në banesën e një qytetari, dy persona kanë hyrë me dhunë duke synuar grabitjen.

Në precipitim e sipër të ngjarjes, agresorët u përballën me policinë e cila u lajmërua nga pjesëtarët e banesës që u terrorizuan nga prania e plaçkitësve.

Kryefamiljari A.M., është konfrontuar me autorët por këta të fundit nuk kursyen as forcat policore që t’u kundërvihen, në përpjekje për të marrë arratinë.

Në momentet në fjalë, ka mbetur i plagosur një prej të dyshuarve, K.Sh., 35 vjeç, lindur e banues në Vlorë.

Incidenti ndodhi kur agresorët sulmuan policët me sende të forta dhe mjete të mprehta dhe një prej uniformave blu hapi zjarr duke plagosur 35-vjeçarin me një plumb në këmbë.

Kurse i dyshuari i dytë, arriti të largohet nga vendngjarja për në drejtim ende të panjohur nga policia.

I plagosuri u dërgua në spital ku po ruhet nga forcat policore. Ai gjendet jashtë rrezikut për jetën.

e.r/NOA

KOMENTE