Paris, 5 tetor 2010 NOA - Nëntë persona janë ndaluar në Marsejë dhe Avignone, në Francë dhe kjo në kuadër të një pyetësori mbi terrorizmin islamik. Në të njëjtin operacion policia franceze ka sekuestruar gjithashtu armë dhe municione të shumta.
Ishin dhe tre persona të tjerë të cilat përfunduan në pranga gjatë një hetimi tjetër në Marsejë dhe Bordo.
Në operacionin e parë, ku janë përfshirë nëntë persona, janë sekuestruar dhe disa armë ku mund të përmendim një kallashnikov dhe një pushkë me pompë, krahas municioneve të shumta. Në operacionin e dytë kanë qenë autoritetet franceze, që ditën e sotme kanë kryer tre arrestime.
Këto ditë, Britania e Madhe dhe Japonia i bënë thirrje qytetarëve të saj të shmangin vizitat në Gjermani dhe Francë për shkak të dyshimeve për akte të planifikuara terroriste.
r.b/NOA