English

Fshihte një shotgun në fuoristradë, arrestohet

Shkodër, 5 tetor, NOA – Forcat e policisë së Shkodrës kanë arrestuar në flagrancë 37-vjeçarin Gjin Logu, lindur në Theth të Malësisë së Madhe.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, një veprim i tillë është ndërmarrë pasi ky person është kapur në flagrancë duke lëvizur me një fuoristradë me targë MA 1425 B, brenda së cilës fshihte një armë e tipit shotgun, të cilën e mbante pa leje.

Nga ana e policisë u kruyen të gjitha veprimet e duhura proceduriale dhe materialet në ngarkim të Gjin Logut, do t’i kalojnë prokurorisë së Shkodrës, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit”.

n.e/NOA

KOMENTE