Tiranë, 5 tetor, NOA – Mes Zvicrës dhe Shqipërisë, ekzistojnë potencialet e bashkëpunimit që përfshijnë sektorët strategjikë si energjetika, infrastruktura, turizmi etj.
Një fakt i tillë u theksua gjatë takimit të ministrit të Ekonomisë, Ilir Meta me ambasadoren e Zvicrës në Tiranë, Yvana Enzler.
Gjatë takimit, Meta dhe Enzler vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Zvicrës, duke vënë theksin në marrëdhëniet ekonomike.
Gjithashtu, dy bashkëbiseduesit theksuan faktin se interesi i kompanive zviceriane për të investuar në vendin tonë është gjithnjë në rritje, ndërkohë që prezenca e tyre është e shtrirë në shumë fusha të ekonomisë shqiptare.
Gjatë takimit, Meta vlerësoi investimet e kompanive zviceriane në vendin tonë, si dhe asistencën teknike dhe financiare të qeverisë së Zvicrës gjatë viteve të fundit.
Në fund, të dyja palët u shprehën për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në të ardhmen, duke theksuar se Në përfundimit të takimit u ra dakord që së shpejti të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi për asistencë teknike mes ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe SECO, Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike të shtetit zvicerian.
n.e/NOA