English

Ndalohet hajduti i varrezave

Shkodër, 5 tetor, NOA – Megjithëse varrezat janë një vend prehje dhe disi i frikshëm, një fakt i tillë duket se nuk e ka penguar aspak një 35-vjeçar nga Shkodra që të rrëmojë dhe të vjedhë brenda tyre.

Ngjarja e cila mësohet se ka ndodhur në orët e pasdites së djeshme prej burimeve të policisë së Shkodrës për agjencinë e Lajmeve NOA, ka si autor të saj Artur Fraketan, lindur e banues në qytetin verior, i dënuar dhe më parë për veprën penale të “Vjedhjes”.

Arrestimi i tij u bë për arsye se është kapur në flagrancë duke vjedhur, në vendin e quajtur “Varrezat Katolike” të qytetit të Shkodrës.

Nga ana e policisë u kryen veprimet proceduriale dhe materialet në Artur Fraketas, do t’i kalojnë prokurorisë së Shkodrës, për veprat penale të “Vjedhjes”.

n.e/NOA

KOMENTE