English

SHBA mbështet Maqedoninë në rrugën drejt NATO-s

Uashington, 5 tetor, NOA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë dilema, ato e respektojnë dhe vlerësojnë Maqedoninë si dhe i japin mbështetje të fuqishme për hyrje në NATO.

Këtë e deklaroi, Ministri i Mbrojtjes, Zoran Konjanovski pas një takimi që e zhvilloi mbrëmë në Uashington me homologun e tij amerikan, Roberts Gejts.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i vlerësojnë drejtë reformat që i po i bënë Maqedonia dhe kontributin që ushtarët maqedonas e japin në misionin ISAF në Afganistan.

“Më duhet të theksoj se nuk ka vërejtje shtesë lidhur me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Nga ana jonë është theksuar se Maqedonia e kërkon të merituarën- të vlerësohen reformat dhe sa më shpejt që është e mundur të bëhet pjesë e aleancës”, deklaroi Konjanoski.

NOA-INA

KOMENTE