Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shoqëria civile apel aktorëve mediatikë: Mbështeteni sa më shumë heqjen e vizave!
English

Shoqëria civile apel aktorëve mediatikë: Mbështeteni sa më shumë heqjen e vizave!

Tiranë, 5 tetor, NOA – Në prag të seancave plenare të Parlamentit Europian, më 6-7 tetor, është shumë e rëndësishme që qëndrimi i përbashkët i shoqërisë civile shqiptare për liberalizimin e vizave, të mbështetet edhe nga aktorët mediatikë, duke e publikuar atë sa më gjerësisht, si një mjet qytetar për t’i dhënë shtysë këtij procesi të shumëpritur.

Kjo është thirrja që përfshihet në deklaratën e përbashkët të shoqërisë civile shqiptare për liberalizimin e vizave, e firmosur nga 52 organizata joqeveritare.

Pasi dje kanë dalë njëzëri për ta inkurajuar këtë proces, ato sërish këmbëngulin në mbështetjen masive që duhet të ketë procesi i heqjes së vizave në vendin tonë, nga të gjithë aktorët e tij.

Duke u treguar optimistë për ecurinë e tij, 52 OJQ-të tregojnë sesi pas një sërë misionesh monitorimi në Shqipëri me synim vlerësimin e përpjekjeve të Shqipërisë për përmbushjen e kushteve të paraqitura në Udhërrëfyesin për Liberalizimin e Vizave, Komisioni Europian propozoi më 27 maj 2010 heqjen e regjimit të vizave me Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën, me kusht përmbushjen gjatë muajve në vijim të kërkesave të mbetura.

“Më 14 shtator 2010, Komisioni Europian raportoi pozitivisht mbi përmbushjen e këtyre kërkesave dhe u shpreh në favor të heqjes së vizave me Shqipërinë, dhe me Bosnje-Hercegovinën”, shton deklarata.

Duke përfunduar se Komisioni i Parlamentit Europian për Çështjet e Jashtme dhe ai për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, u shprehën gjithashtu në favor

të miratimit të propozimit të Komisionit Europian për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën. Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina tashmë presin që Parlamenti Europian të votojë për këtë propozim në seancat e tij plenare të 6 dhe 7 tetorit 2010, dhe që Këshilli i Ministrave të Brendshëm të BE-së gjithashtu t’a shqyrtojë

dhe miratojë këtë propozim në takimin e tij më të afërt”, thuhet në deklaratën e 52 OJQ-ve.

n.e/NOA

KOMENTE