Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ajtyresa: Ikni o Sali baba, bashkë me 40 hajdutët tuaj!
English

Ajtyresa: Ikni o Sali baba, bashkë me 40 hajdutët tuaj!

Tiranë, 6 tetor, NOA – “Dëgjuam sot prapë deputetët Boçi e Trashani. Të njëjtat sharje, të njëjtat gënjeshtra. E njëjta politike e përbaltjes. Shqiptarët e kanë kuptuar se s’keni argumenta dhe kjo baltë e juaja është shprehje e dëshpërimit të madh ku jeni zhytur”.

Me këto fjalë, anëtarja e Asamblesë kombëtare të Partisë Socialiste, Megi Ajtyresa, është shprehur pas deklaratave të deputetëve demokratë.

“Po ju Sali Berisha, nuk arrini ta kuptoni kaq gjë? S’e kuptoni zoti Berisha se njerëzit e dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara dhe sot ju dhe çeta juaj në pushtet dukeni më të dëshpëruar se kurrë?”, apeloi më tej përfaqësuesja socialiste.

Duke shtuar se kryeministri në fakt është hajduti që bërtet kapeni hajdutin.

“Ju dhe ministrat tuaj, sekserët tuaj, jeni bërë një çetë që pasi vodhi votat e shqiptarëve, tashmë keni hyrë në shtepitë e shqiptarëve dhe po u vidhni xhepat. Ikni o Sali baba, bashkë me 40 hajdutët tuaj, që të çlirohet Shqipëria”, tha ajo.

n.e/NOA

KOMENTE