English

Bashkëpunimi mes KQZ-ve, një delegacion kosovar drejt Shqipërisë

Tiranë, 6 tetor, NOA - Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga kryetarja e tij Valdete Daka, mbërrin sot për një vizitë pune në Shqipërisë.

Siç bëhet me dije për agjencinë e Lajmeve NOA, nga burimet zyrtare të KQZ së Kosovës, delegacioni në fjalë, do të zhvillojë një sërë takimesh me strukturat e larta të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë.

Ndërkaq, mësohet se delegacioni në fjalë do të takohet edhe me presidentin e Republikës, Bamir Topi.

Bashkëpunimi në mes të dy komisioneve, njohja dhe shkëmbimi i përvojave lidhur me procesin e zgjedhjeve, listat votuese, trupat votues do të jenë në qendër të kësaj vizite studimore që KQZ e Kosovës, do të bëjë në Shqipëri.

n.e/NOA

KOMENTE