Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Heqja e afërt e vizave, dinjitet dhe potencial i madh në të gjitha aspektet
English

Berisha: Heqja e afërt e vizave, dinjitet dhe potencial i madh në të gjitha aspektet

Tiranë, 6 tetor, NOA – Në rrafshin njerëzor, liberalizimi i vizave me Bashkimin Evropian është arritja më e madhe për familjet shqiptare dhe shqiptarët, pasi do të sjellë qetësimin e brengave familjare, përmes vizitave tek të afërmit në çdo rast, për hall dhe për mall.

Kështu e ka vlerësuar procesin e heqjes së vizave, kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë, duke pohuar nga ana tjetër, se në rrafshin individual, ai ka të bëjë me një ridimensionim të historisë së shqiptarëve.

“Eshtë dinjitet dhe potencial i madh në të gjitha aspektet”, deklaroi ai lidhur me një fakt të tillë.

Duke përmendur faktin që nesër Parlamenti Evropian do të marrë në shqyrtim propozimin për heqjen e vizave të Shqipërinë, ai shtoi se “vota e nesërme është në të njëjtën kohë edhe një përgjegjësi e madhe për ne, që plotësimi i kërkesave të Udhërrëfyesit të jetë një axhendë detyruese për ne”.

Duke lënë porosi të veçantë mediave që të sensibilizojnë publikun me emisione të posaçme dhe hapësira televizive apo në shtyp, procesin e liberalizimit të vizave ...(vijon).

n.e/NOA

KOMENTE