Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Computer Face , sëmundja që shkakton te femrat rrudhat dhe mjekër të dyfishtë
English

"Computer Face", sëmundja që shkakton te femrat rrudhat dhe mjekër të dyfishtë

Londër, 6 Tetor NOA - Lajme të këqija vijnë për të gjitha femrat që kalojnë shumë orë para kompjuterit: qoftë për punë dhe qoftë për tu argëtuar. Qëndrimi gjatë në kompjuter ndikon negativisht, sidomos në fytyrën e tyre. Sipas kirurgut estetist më të njohur në Angli, Michael Prager, në një intervistë dhënë për "Daily Telegraph", "Computer Face", quhet sëmundja që prek të gjitha femrat që kalojnë shumë orë para kompjuterit.

Pasojat e kësaj sëmundjeje janë: faqet jo më të tonifikuara, mjekër të dyfishtë dhe shtim të rrudhave rreth syve dhe ballit.

Sipas ekspertit, në qoftë se kaloni shumë kohë duke kërkuar poshtë PC –së kjo provokon një shkurtim të muskujve të qafës e për rrjedhojë me kalimin e kohës formohet një mjekër e dyfishtë.

Në përpjekje për të kufizuar rrezikun e formimit të një mjekre të dyfishtë, ju mund të vendosni një pasqyrë përpara PC-së. Ky veprim, në dukje i thjeshtë, mund të jetë një ushtrim që shërben për të qëndruar në një pozicion të rregullt përpara ekranit dhe të mos e ulni shumë mjekrën. Ka shumë veprime negative para kompjuterit, si: lëvizja e kokës poshtë e lart për të ndjekur leximin e një dokumenti. Ndaj këshillohen vazhdimisht pushime të vogla për të relaksuar muskujt e fytyrës gjatë ditës dhe në mbrëmje rekomandohen ushtrime që ndihmojnë tonifikimin e fytyrës.

a.e./NOA

KOMENTE