Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dule: Protestat mundësia e vetme për zgjedhje të lira
English

Dule: Protestat mundësia e vetme për zgjedhje të lira

Tiranë, 6 tetor, NOA – Një ditë pas vendimit të partive të opozitës aleate me Partinë Socialiste, që vendosën nisjen e protestave popullore në mbarë vendin me synimin rrëzimin e qeverisë Berisha nga pushteti, Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, një nga aletatët, në një konferencë për shtyp mbrojti idenë se “protestat e opozitës janë mundësia e vetme që në Shqipëri të zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme”.

Sipas kreut të PBDNJ-së, protestat, të cilat do të nisin pas 15 tetorit, do të jenë protesta me kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, për nxjerrjen sipas tij të vendit nga kjo krizë e gjithanshme në të cilën e ka futu kjo mazhorancë në pushtet, që sipas opozitës i vodhi votat e 28 qershorit.

Kreu i PBDNJ-së, ka ripërsëritur se ekonomia shqiptare është në një krizë të thellë dhe se biznesi është tërësisht i asfiksuar nga vendimet e qeverisë, që kanë vënë në vështirësi ekonomike biznesin, sikundër ishte edhe vendimi për vendosjen e kasave fiskale, për të cilat protestuan pak ditë më parë edhe vetë tregtarët e vegjël në kryeqytet.

Zoti Dule i bëri apel kryeministrit berisha të thërrasë zgjedhje të parakohshme, për shkak të situatës së rënduar politike dhe ekonomike në vend.

Duke iu referuar akuzave për korrupsion e përfshirje në biznese me mafian, Dules nënvizoi se shqiptarët janë në vështirësi të mëdha ekonomike, duke theksuar se “menuja e vetme e tyre janë skandalet e ministrave”.

Vendimi për rifillimin e protestave popullore në vend, u mor dje në takimin që kryesocialisti Edi Rama pati me krerët e partive të vogla aleate të PS-së, me PSD-në e Skënder Gjinushit, partinë për “Ligj e Drejtësi” të Spartak Ngjelës, atë PDS të Paskal Milos, PBDNJ-në e Vangjel Dules dhe G99 të Erion Veliaj.

Takimi u zhvillua si për ironi pikërisht në selinë e G99, mu përballë pallatit ku banon kryeministri Sali Berisha, seli e cila tashmë i takon “Opozitës së Bashkuar”.

mit/NOA
KOMENTE