Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fajon-Malmstrom: Shqipëria dhe Bosnja i përmbushën kushtet për vizat
English

Fajon-Malmstrom: Shqipëria dhe Bosnja i përmbushën kushtet për vizat

>> Greqia dhe Rumania, kundër

>> Lunacek: Mjaft me vizat

>> Socialistët e PS: Vizat mos hiqen

Strasburg, 6 tetor, NOA - Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina i kanë përmbushur tre parakushtet kryesore të vendosura nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave dhe shumë pak gjëra kanë mbetur tashmë pa u plotësuar, prandaj ato meritojnë rrëzimin e regjimit të vizave Shengen.

Kështu janë shprehur eurodeputetet Tanja Fajon dhe Cecilia Malmstrom në seancën e Parlamentit Evropian, e cila po zhvillohet aktualisht mbi marrjen në shqyrtim të raportit përkatës për heqjen e vizave për këto dy vende të Ballkanit, të fundmet në listë për plotësimin e këtij kriteri të integrimit drejt strukturave euro-atlantike.

“Mbështes regjimin e lirë të vizave për këto dy vendeve. Ashtu si një vit më parë në këtë periudhë morëm vendimin për të liberalizuar regjimin e vizave me tre vendet e tjera të Ballkanit, Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë; jam e mendimit se edhe Shqipëria e Bosnjë-Hercegovina meritojnë ta përfitojnë atë këtë vit”, mësohet të jetë shprehur eurodeputetja Tanja Fajon lidhur me këtë fakt.

Sipas saj, u duhet dhënë mundësia qytetarëve të këtyre dy vendeve për të njohur Bashkimin Evropian.

Ndërsa eurodeputetja Cecilia Malmstrom, duke përgëzuar grupin që ka hartuar raportin për heqjen e vizave me dy vendet e mbetura të Ballkanit, mes tyre Shqipëria, tha se në fushat e sigurisë dhe drejtësisë, si Bosnjë-Hercegovina ashtë edhe vendi ynë kanë bërë punë bindëse për forcimin e saj.

“Komisioni Evropian i ka monitoruar të gjitha hapat e deritanishme dhe ne kemi vënë re vetëm një pjesë të vogël të kushteve që nuk janë përmbushur nga këto dy vende, prandaj jemi pro heqjes së vizave”, tha ndër të tjera Malmstrom.

Duke shtuar në fjalën e saj se këto dy vende kanë si detyrë kryesire, gjithsesi, që të sigurojnë se nuk do të ketë kërkues azili prej tyre për në Bashkimin Evropian pas heqjes së vizave ...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE