Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grupi Kuvendor PS: Nesër nuk votojmë asnjë projektligj
English

Grupi Kuvendor PS: Nesër nuk votojmë asnjë projektligj

Tiranë, 6 tetor, NOA – Grupi kuvendor i Partisë Socialiste ka marrë vendimin që të bojkotojë votimin e çdo ligji që është për tu miratuar në rendin e ditës së seancës së nesërme plenare.

Ky vendim u bë i qartë pas përfundimit të mbledhjes së grupit kuvendor të PS-së, e drejtuar sot nga nënkryetari i këtij grupi, deputeti Erion Braçe.

Deputetët e Partisë Socialiste kanë vendosur të jenë në sallën e kuvendit përgjatë 90 minutëshit të diskutimit të lirë, dhe më pas pritet që ata ta bojktotojnë seancën gjatë miratimit të projektligjeve në rendin e ditës.

Qysh në fillim të këtij sesioni parlamentar kjo mënyrë është bërë tashmë mëse e qartë, kur pas një lumi akuzash të ndërsjella nga foltorja e kuvendit, opozita në fund të debatit, braktis seancën, ndërsa mazhoranca voton me numrat e saj në kuvend projektligjet në axhendë.

mit/NOA
KOMENTE