English

Jennifer Aniston kërkon të bëhet mama

Pas çmimit Nobel që u morr nga mjeku britanik, Robert Edwards për temën e fekondimit in vitro, mund të themi se diçka e tillë është tepër aktuale dhe do të shfaqet dhe në ekranet e kinemasë me filmin “Dy zemra dhe një provë”.

Një komedi romantike e Jennifer Aniston dhe Jason Bateman që tregon se asgjë nuk mund të jetë më speciale se një fëmijë.

Historia e këtij filmi nis me Kassie (Jennifer Aniston), e cila është një 40-vjeçare beqare, me karrierë të shkëlqyer, që i njofton mikut të saj të ngushtë Wally (Jason Bateman), se pret një fëmijë.

E thënë më mirë do të presë një të tillë shumë shpejt. Kjo pasi ka vendosur të mos presë më për personin e duhur të jetës së saj dhe ti besojë dhuruesit më të mirë për një fekondim in vitro.

Në film tregohet mjaft bukur se sa e rëndësishme është fëmija në jetën e dikujt dhe sa special mund të jetë.

r.b/NOA

KOMENTE