English

Kërkesë e re në Kushtetuese: Rrëzoni udhëzimin “Mbi Tarifat Gjyqësore”

Tiranë, 6 tetor, NOA – Partia e Unitetit Kombëtar të Shqipërisë, si një nga partitë politike që përfaqësohet në pushtetin lokal të me një numur të zgjedhurish në këshillat bashkiake dhe komunale, i ka drejtuar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese, me anën e së cilës i ka kërkon ta shpallë udhëzimin “Mbi Tarifat Gjyqësore” si të papajtushëm me Kushtetutën.

Lajmi bëhet me dije nga Forumi i Avokatëve Për Drejtësi, i cili ka qenë i ndjeshëm për efektet negative që prodhon për qytetarët e këtij vendi zbatimi i këtij udhëzimi.

I nxjerrë në datën 2.3.2010 nga ana e ministrit të Financave dhe ministrit të Drejtësisë, udhëzimi “Mbi Tarifat Gjyqësore”, ai është çuar prej këtij forumi në datën 10 maj edhe një herë Gjykatës Kushtetuese, me anën e së cilës i kërkonte ta shpallte si të papajtushëm me Kushtetutën.

Por Gjykata Kushtetuese duke mos e konsideruar Forumin e Avokatëve Për Drejtësi si subjektin e lidhur drejtpërsëdrejt me pasojat që sjellë për shtetasit e këtij vendi zbatimi i udhëzimit, nuk e ka pranuar kërkesën e këtij forumi.

n.e/NOA

KOMENTE