Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Koha e Kometës” emocionon spektatorët në Festivalin e Arizonës
English

“Koha e Kometës” emocionon spektatorët në Festivalin e Arizonës

Arizona, SHBA, 6 Tetor 2010 NOA/ Hajro Hajra - Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit (Scottsdale International Film Festival), të dhjetin me radhë, në qytetin Scottsdale të Arizonës, SHBA, në mesin e 27 filmave (pesë nga të cilët kanë qenë nominuar për Çmimin e sivjetshëm “Oskar”), nga 20 vende të botës, më 3 e 4 tetor 2010 u shfaq edhe filmi shqiptar “Koha e kometës” i regjisorit Fatmir Koçi, me aktorët Blerim Destani, Masiela Lusha, Çun Lajçi, Luan Jaha, Blerim Gjoci, Ralfph Moeller etj.

“Koha e kometës” dhe filmi bullgar “Bota është e madhe dhe shpëtimi fshihet ngado” janë dy pjesëmarrësit e vetëm nga vendet e Evropës Juglindore

Në shfaqjen e dytë që u dha të dielën në mbrëmje, më 4 tetor, në një nga sallat e kinemasë “Harkins Camelview Theatre”, e mbushur përplot me dashamirës të filmit, për ta parë filmin kishin ardhur edhe një numër jo aq i madh shqiptarësh që jetojnë në Arizonë.

Ishte i pranishëm edhe regjisori i filmit Fatmir Koçi, i cili para fillimit të shfaqjes bëri një hyrje fare të shkurtër për filmin.

Pas shfaqjes së filmit pati një mori pyetjesh nga spektatorët, jo vetëm për filmin që ishte pritur me duartrokitje të shumta, po edhe për çështje të tjera nga më të ndryshmet lidhur me Shqipërinë, me Kosovën e përgjithësisht me popullin shqiptar, pyetje të cilave regjisori Koçi u përgjigjej me një shkathtësi enciklopedisti.

Pasi dolën nga salla e kinemasë, shqiptarët vazhduan edhe për një kohë bashkëbisedimin me regjisorin Koçi dhe boshti i bisedës ishte filmi “Koha e kometës”, një nga realizimet më të mira të kinematografisë shqiptare.

Një “kuriozitet”

Në faqen e internetit të festivalit në shënimet për filmat pjesëmarrës të festivalit, për filmin “Koha e kometës”, veç të tjerash thuhet: “…filmi ka për bazë novelën e fituesit të Çmimit Nobel, Ismail Kadare.” Ky “gabim” i qëllimshëm a i paqëllimshëm le të jetë një ogur i mirë për shkrimtarin tonë të madh, dy ditë para shpalljes së emrit të fituesit të Çmimit Nobel për letërsi.

h.h/e.r/NOA

KOMENTE