English

Krim brenda familjes, vritet me thikë nga e shoqja

Trento, Itali, 6 tetor NOA - Një person 64 vjeçar Paolo Scrinzi, është ndarë nga jeta në spitalin e Trento në të cilin ishte shtruar pasi u godit me thikë nga bashkëshortja e tij. Të dy po kalonin një periudhë tepër të vështirë.

Në përfundim të një diskutimi, me sa bëhet e ditur ai e ka kapur partneren e tij prej krahu, ndërsa ajo menjëherë shkoi në kuzhinë ku ka marrë thikën dhe më pas e ka goditur.

Më pas lajmëroi menjëherë ambulancën. Gruaja aktualisht është arrestuar.

Në kohët e fundit raporti tyre ishte ndërlikuar së tepërmi dhe u ndiqte shpesh herë nga diskutime të shumta.

Skena e kësaj ngjarje të dhunshme ishte apartamenti i çiftit në Villalagarina, në Trentino, vend në të cilin ata jetonin.

Paolo Scrinzi u transportua urgjentisht në spitalin Santa Chiara të Trentos. Ai u çua menjëherë në sallën e operimit ku mjekët bënë një ndërhyrje kirurgjike tepër delikate në tentativë për t’i shpëtuar jetën, por kushtet e tij ishin të dëshpëruara dhe gjatë natës është ndarë nga jeta.

Simonetta Agostini është ndalur nga karabinierët dhe më pas është shoqëruar në kazermë, ku ndodhet në gjendje arresti.

r.b/NOA

KOMENTE