Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI: Liberalizimi i vizave, pikëreferimi për nisjen e protestave të PS
English

LSI: Liberalizimi i vizave, pikëreferimi për nisjen e protestave të PS

Tiranë, 6 tetor, NOA – Pas vendimit të djeshëm të partive të opozitës për të nisur protestat mbarëpopullore pas 15 tetorit, Lëvizja Socialiste për Integrim deklaroi se Partia Socialiste po rikthehet në politikën e vjetër të rrugës dhe protestave të pakuptimta, pikërisht në momentin kur do të liberalizohen vizat me Shqipërinë.

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Ardit Çela theksoi në një konferencë për shtyp se “Ne kujtuam se me fillimin e sesionit të ri parlamentar opozita do të fillonte të rriste sadopak nivelin e përgjegjshmërisë së saj, dhe se do të kuptonte që një politikë e tillë, destruktive, nuk është në të mirë të askujt, e sidomos shkon në kundërshtim me axhendën europiane të shqiptarëve”.

Ai nënvizoi se prej mëse një viti opozita në kundërshtim me rekomandimet e partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe interesave të vendit, i ezauroi të gjitha veprimet e saj, duke nisur me bojkotin e parlamentit, protestat dhe e përmbylli me grevën e urisë.

“Për fat të keq, risia e vetmë që morëm vesh, është ndryshimi i emrit të opozitës.

E megjithatë, për hir të interesave madhorë të vendit, ne nuk do të rreshtim asnjëherë së përsërituri ftesën në drejtim të opozitës, për të bashkëpunuar për reformat e rëndësishme në vend, duke i kujtuar, edhe njëherë asaj, se sjelljet e papërgjegjshme, sikurse ishte mosvotimi i ligjit për Gjykatën Administrative, dëmtojnë rëndë interest e qytetarëve”, tha sekretari për marrëdhëniet me publikun në LSI.

mit/NOA
KOMENTE