Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Mercedes 240”, policia shpartallon një bandë që vidhte makina
English

“Mercedes 240”, policia shpartallon një bandë që vidhte makina

Tiranë, 6 Tetor 2010 NOA – Një bandë kriminale që merrej me vjedhje të makinave kryesisht “Benz Mercedes”, u shkatërrua sot në një aksion të posaçëm policor, raporton korrespondenti i agjencisë NOA në Vlorë.

Operacioni i koduar “Mercedes 240”, u krye ditën e sotme nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë.

Në kuadër të tij u bë ndalimi i shtetasve:

- Sandri Lefter Sulaj, 23 vjeç, Edison Përparim Abdullaj, 20 vjeç, Sadedin Beniamin Jaupaj, 20 vjeç, të gjithë banues në Vlorë si dhe është shpallur në kërkim një tjetër shtetas, banues po në rrethin e Vlorës.

Ndalimi i Sulajt, Abdullajt dhe Jaupajt dhe shpallja në kërkim e të katërtit të dyshuar, është bërë pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, pasi akuzohen për përfshirje në një aktivitet kriminal me tendencë vjedhjen e automjeteve, aktivitet ky i shtrirë në disa rrethe të vendit si në Lushnjë, Kavajë, Mallakastër, Sarandë dhe Vlorë.

Nga hetimet e deritanishme është dokumentuar që këta shtetas kanë kryer vjedhjen e 19 automjeteve, kryesisht Benz Mercedes 240.

Këto automjete janë përdorur prej tyre për aktivitete kriminale dhe janë shitur në zona të ndryshme rurale të rretheve Vlorë, Delvinë, Sarandë dhe Gjirokastër.

Sakaq po vazhdojnë hetimet e mëtejshme nga strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të këtij grupi.

Ndërkohë materialet procedurale në ngarkim të Sandri Sulaj, Edison Abdullaj dhe Sadedin Jaupaj, do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë nën akuzën e kryerjes së veprës penale nr.134 dhe 25 të Kodit Penal.

e.r/NOA

KOMENTE