Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Reshjet e shumta, KESH do eksportojë më shumë energji
English

Meta: Reshjet e shumta, KESH do eksportojë më shumë energji

Tiranë, 6 tetor, NOA – Ministri i Energjetikës, Ilir Meta ka ndjekur nga afër sot situatën hidrike në kaskadën e lumit Drin, ku për këtë qëllim, së bashku me drejtorin e KESH-it, Ëngjëll Zeqo, ai ka qenë për inspektim në hidrocentralin e Vaut të Dejës.

Siç bëjnë me dije burimet zyrtare të METE-s për agjencinë e Lajmeve NOA, Meta atje ka diskutuar në lidhje me situatën dhe masat e marra, në mënyrë që prurjet e mëdha të reshjeve të mos sjellin pasoja për popullatën që shtrihet në veriperëndim të vendit.

Më pas, ministri i Energjetikës ka udhëtuar drejt Shkodrës, ku ka zhvilluar një mbledhje me Shtabin e Emergjencës Civile.

Në këtë takim, Ilir Meta ka diskutuar lidhur me masat që duhet të merren në mënyrë që të mos përsëritet më një situatë si ajo e vitit të shkuar.

Në një prononcim për median, Meta u shpreh se gatishmëria e autoriteteve është maksimale dhe situata në kaskadën e lumit Drin është nën kontroll.

“Situata në kaskadën e Drinit është totalisht nën kontroll. Niveli i detyruar i shkarkimeve është në minimum dhe nuk paraqet asnjë problem aktualisht. Njëkohësisht, edhe situata në hidrocentralin e Fierzës është plotësisht e monitorueshme dhe pa asnjë problem”, tha ai.

Duke shtuar se nëse vazhdon kjo situatë meteorologjike, Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare do të fillojë të eksportojë energji elektrike në mënyrë që të ruhet e gjithë rezerva për të përballuar prurje më të larta në ditët e ardhshme.

n.e/NOA

KOMENTE