Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministrja Bregu, Ramës: Nuk bie në grackën tënde, të sfidoj ligjërisht
English

Ministrja Bregu, Ramës: Nuk bie në grackën tënde, të sfidoj ligjërisht

Tiranë, 6 tetor, NOA – Ministrja e Integrimit ka reaguar pak minuta më parë rreth akuzave më të fundit të artikuluara sot nga PS, ku familja e saj është cilësuar si një lavariçe për pastrimin e parave të pista të mafias italiane.

Akuzat për përfshirjen në këtë biznes me Prudentinon, jo vetëm të bashkëshortit të motrës së ministres, Ornela Bregut, Ervis Gjeçit, po edhe të bashkëshortit të motrës më të vogël të saj, Rovena Bregut, i quajtur Gani Baku, duket se e kanë bërë ministren të dalë në një konferencë ku deklaroi se për të gjitha akuzat ajo do ta sfidojë Edi Ramën ligjërisht, pasi sipas ministres ajo do të ndjekë vetëm rrugën ligjore dhe jo të akuzave të pabazuara.

“Të sfidoj ligjërisht, Edvin Rama, sepse nuk do të bie në grackën tënde, por kam zgjedhur rrugën ligjore përçdo akuzë të lëshuar ndaj meje”, theksoi ministrja Bregu.

Ajo bëri me dije se tashmë ka depozituar në prokurori një padi për shpifje kundër kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

Ministrja e Integrimit siguroi kreun e opozitës, se mban përgjegjësi ligjore ndaj familjes së saj, dhe se nuk do ta lejojë ramën ta cënojë atë privatisht, vetëm për shkak të krizës së vet politike të lidershipit socialist, sikundër e cilësoi zonja Bregu.

Në këtë kontekst, Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu i kërkoi Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, që të shprehet për deklaratat e saj të pasuyrisë të bëra ndër vite, si dhe të shprehet nëse ka fshehje të pasurisë apo jo në këto deklarata.

Në vijim të mbrojtjes së saj, ministrja Bregu tha se është e vendosur që t’i kërkojë drejtësisë të shprehet për çdo akuzë të artikuluar ndaj saj, duke e garantuar shefin e opozitës, se nuk do të rreshtë deri sa t’i hesht poshtë të gjitha akuzat e bëra nga krimineli Rama, sikundër e quajti, ministrja majlinda Bregu, shefin e opozitës.

mit/NOA
KOMENTE