Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nisin shirat, parashikimi i motit për ditën e sotme, nga NOA dhe Meteoalb
English

Nisin shirat, parashikimi i motit për ditën e sotme, nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 6 tetor, NOA - I gjithe territori shqiptar do te karakterizohet nga vranesira dhe shira qe ne oret e para te mëngjesit te dites se sotme, e merkure 6 tetor 2010. Ne mesdite do te kemi shtim te intensitetit te shirave ne vend ku me te dendura do te jene ne jug te territorit. Ne zonat malore shirat do te jene ne forme rrebeshi dhe te shoqeruar me shkarkesa rrufesh.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Edhe pjesa e dyte e dites do te jete ne te njejtat kushte te vanesirave dhe shirave ne vend por serish zonat Jugore-Juglindore do te marrin shira te konsiderueshem. Ne mbremje dhe gjate nates do te kemi nje dobesim te intensitetit te shirave ne te gjithe territorin e vendit. Temperaturat e ajrit nuk do te pesojne ndryshime ne mengjes, ndersa mesdita do te sjelle renie te ndjeshme te temperaturave ne vend. Era do të fryjë e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 35 km/h dhe drejtim Jugor-Jugperendimor kjo do te beje qe dallgezimi ne det te jete 4 balle.

Europa

Kontinenti europian do te dominohet nga kthjellime dhe vranesira kalimtare ne pjesen me te madhe te tij. Perjashtim bejne rajoni i Mesdheut dhe gadishulli i Ballkanit te cilet do te perfshihen nga nje sistem i fuqishem vranesirash dhe shirash me intensitet te larte. Shira te konsiderueshem do te bien edhe ne pjesen me te madhe te Perendimit te kontinentit si edhe ne gadishullin e Skandinavise.

Ngjarje ekstreme në Europë

Italia mbetet e rrezikuar nga rrebeshe shiu dhe stuhi me rrufe;

Gadishulli i Ballkanit alarmon per shira te konsiderueshem;

Skandinavia do te rrezikohet nga stuhi te forta ere dhe shira.

n.e/NOA

KOMENTE