Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Ndërprisni shpifjet dhe trillimet
English

PD: Ndërprisni shpifjet dhe trillimet

Tiranë, 6 tetor, NOA – Një tjetër deputet demokrat, Luçiano Boçi në një konferencë për shtyp, ka reaguar ndaj akuzave të opozitës, përkatësisht ndaj akuzave në adresë të ministres së Integrimit, Majlinda Bregu, duke i cilësuar ato si “një fushatë inkuizicioni mbështetur në sajesa e keqinterpretime të qëllimshme për afera, të cilat ekzistojnë vetëm në mendjet e shokëve e shoqeve të grupit të 20% -shit”.

“Prej ditësh, kolegët e mi të mazhorancës, janë përgjigjur me fakte, prova e dokumentacion zyrtar, duke hedhur poshtë çdo akuzë, e duke provuar publikisht se asnjë prej nesh nuk ka shkelur ligjin, asnjë prej nesh nuk ka ndërmend ta shkelë ligjin për përfitime personale”, tha deputeti Boçi.

Ai theksoi se deputetët e mazhorancës kanë akuzuar duke u bazuar në dokumente që dëshmojnë shkeljen me vetëdije nga deputetë të PS-së, të kushtetutës së vendit.

“Prej disa ditësh, zotëria 20%, ka fshehur leprat të kapur në flagrancë duke shkelur ligjin, dhe altoparlantin e shpifjeve e ka kaluar në duar e gojë të tjera po aq banale sa të parat, duke u përpjekur të ruajë sadopak goditjen ndaj shqiptarëve, goditjen ndaj liberalizimit të vizave, goditjen ndaj zhvillimit të ekonomisë e biznesit në vend”, vijoi më tej deputeti demokrat.

Duke iu drejtuar deputetëve socialistë, deputeti Boçi, tha se “ndërrimi i fytyrave nuk ju shpëton. Nuk ju shpëton siç nuk ju ndihmoi në këto 20 vjet, nuk ju riciklon siç nuk ju ricikloi dot më 28 qershor”.

Ai u bëri thirrje deputetëve të PS-së, që të ndërpresin praktikat e shpifjes dhe trillimeve ndaj kundërshtarit, praktika që sipas Boçit, i kthejnë ata shumë pranë baballarëve të kohës së monizmit.

mit/NOA
KOMENTE