English

Rusët “rrëmbejnë” çmimin Nobel në Fizikë

Stokholm, 6 tetor, NOA – Rusët kanë mundur të “rrëmbejnë” çmimin Nobel në Fizikë, duke u ndjerë mjaft të respektuar me këtë vlerësim që u është bërë atyre nga Akademia e Çmimit Nobel në Stokholm.

Bëhet me dije se ata janë shkencëtarët që mbajnë emrin Andre Geim dhe Konstantin Novoselov, të dy me prejardhje nga Rusia.

Ata u nderuan me këtë çmim për hulumtimet e tyre në fushën e materies së qymyrit. Ky çmim pason atë të dhënë në fushën e mjekësisë për ekspertin britanik, Robert Eduards, i cili shpiku fekondimin artificial.

n.e/NOA

KOMENTE