Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
10 kuriozitete për gjoksin, që ndoshta ju nuk i dini
English

10 kuriozitete për gjoksin, që ndoshta ju nuk i dini

Tiranë, 8 Tetor, NOA- 1. Gjoksi më i madh në botë i bërë me ndihmën e operacioneve plastike është i masës 38KKK, një madhësi që i korrespondon më shumë se 4 kilogramëve silikon. Ai i përkiste amerikanes Sheyla Hersher, e cila kundër këshillës së mjekëve, miqve dhe ish-të dashurit, vendosi të shkojë në Brazil, ku bëri 9 operacione plastike për të arritur këtë madhësi.

Kohët e fundit amerikania në fjalë u operua për shkak të problemeve që shkaktoi silikoni në shëndetin e saj.

2. Ekziston një organizatë joqeveritare e quajtur GoTopless e cila kërkon që dhe gratë të dalin me gjoks të pambuluar, ashtu siç bëjnë dhe meshkujt. Shpesh anëtarë të kësaj shoqate organizojnë mitingje për të kërkuar të drejtat e tyre.

3. Zakonisht gjiri i majtë është më i madh sesa ai i djathtë. Praktikisht asnjëherë të dy nuk kanë të njëjtën madhësi, por dallimi është pothuajse i papërfillshëm.

4. Është demonstruar se gjëja e parë që meshkujt vërejnë te një femër është gjoksi. Hulumtimi i kryer në Victoria University i Wellington ka treguar se gjoksi është pjesa e parë e trupit që një mashkull vëren fillimisht te një femër. Një tjetër studim ka treguar se të shikosh gjoksin e një gruaje të paktën një minutë në ditë mund të jetë e dobishme për shëndetin e meshkujve dhe për të zgjatur jetën e tyre nga 1 deri në 4 vjet.

5. Edhe meshkujt mund të ushqejnë me gji. Edhe pse kjo ndodh në raste të rralla, meshkujt janë në gjendje për të prodhuar qumësht, e si rrjedhim të ushqejnë me gji. Në shumicën e rasteve kjo ndodh për shkak të trajtimeve hormonale.

6. Femrat britanike janë ato që kanë gjokset më të mëdha në Evropë. Një sondazh i kryer nga Triumph, një firmë që prodhon veshje intime ka zbuluar se femrat britanike janë ato me gjoksin më të madh në Evropë. Më shumë se gjysma e femrave angleze vesh kupën D. Në vendin e dytë renditet Danimarka, e ndjekur nga Holanda.

7. Në një gji mesatar peshon rreth 500 gram. Gjinjtë mbartin rreth 4-5 % të yndyrës dhe rreth 1% të peshës totale të trupit në një femër mesatare.

8. Në moshën 20 vjeçare, gjoksi i një femre përbëhet nga kolagjeni, gjëndrat e qumështit dhe yndyrat; me kalimin e viteve dy të parat tërhiqen gradualisht, duke i lënë më shumë hapësirë yndyrave.

9. Kirurgjia plastike mund të çojë në vetëvrasje. Një studim i Annals of Plastic Surgery ka zbuluar se femrat të cilat kanë bërë një ndërhyrje në gji kanë një probabilitet për të kryer vetëvrasje tri herë më shumë se femrat e tjera, për shkak të faktit se femrat me gjoks të rindërtuar kanë më shumë gjasa që të kenë probleme të shëndetit mendor.

10. Në Kinë ekziston një fakultet që merret me studimin e recipetave. Ai ndodhet në Hong Kong, pranë Polytechnic University, një nga universitetet në të cilat lëshohet një diplomë për për studimin, projektimin, dhe realizimin e reçipetave.

a.e/NOA

KOMENTE