Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
34 kuriozitete nga bota e kafshëve
English

34 kuriozitete nga bota e kafshëve

Tiranë, 8 tetor, NOA- 1. Lepujt pëlqejnë jamballin, por ata nuk mund ta hanë atë, sepse nuk tretin dot sheqernat.

2. Kërmijtë kanë katër hundë: 2 për të marrë frymë dhe 2 për të nuhatur.

3. Bletët kanë qime në sy për të kapur polene sa më shumë të jetë e mundur. 4. Këmba e djathtë e një pule është më e ndjeshme sesa e majta, që është më e fortë dhe muskulore. 5. Sperma e minjve është më e madhe se e elefanteve. 6. Pleshtat kanë shkaktuar vdekje më shumë sesa të gjitha luftërat në histori. 7. Pleshtat ishin shkaku i vdekjes së një të tretës së popullsisë në Evropë në shekullin e katërmbëdhjetë. 8. Macet përdorin mustaqe e tyre për të matur gjerësinë e një shtegu dhe të shohin nëse trupi i tyre është në gjendje të kalojë nëpër to. 8. Peshqit e artë humbin ngjyrën e tyre, pa diellin

10. Albatrosi mund të fluturojë mijëra e mijëra milje pa ndaluar. 11. Disa aligatorë kinezë dhe amerikanë gjatë motit të ftohtë qëndrojnë poshtë dëborës për disa muaj, duke lënë zbuluar vetëm vrimat e hundës për të marrë frymë. 12. Delfinët flenë duke mbajtur një pjesë të trurit zgjuar dhe një sy hapur. 13. Nëse përpiqeni të ngreni lart bishtin e një kanguri, ai nuk mund të ngrihet.

14. Për çdo qenie njerëzore, ka të paktën 200 milionë insekte. 15. Krokodili nuk mund të nxjerrë jashtë gjuhën e tij nga goja. 16. Elefantët janë gjitarët e vetëm që nuk mund të kërcejnë. 17. Deveja ka 3 vetulla për tu mbrojtur nga stuhitë e rërës. 18. Strucët mund të hanë vetëm kur janë me kokë poshtë. 19. Dëgjimi i një delfini është aq akut sa për ti mundësuar atij të dëgjojë një zë në një distancë prej më shumë se 20 kilometra. 20. Kërmijtë mund të flenë deri në tre vjet nëse kushtet klimaterike janë të papërshtatshme. 21. Bletët kanë pesë sy, tre sipër kokës dhe dy më të mëdhenj përpara. 22. Arinjtë polarë janë gjitarët e vetëm që kanë qime nën putrat e tyre, kjo i ndihmon ata që të kenë ne kontroll akullin.

23. Shumica e elefantëve peshojnë më pak se gjuha e një balene blu 24. Dy kafshët që janë në gjendje për të parë pas supeve të tyre janë lepujt dhe papagajtë. 25. Pinguinët mund të kërcejnë rreth 2 metra lartësi. 26. Peshkaqeni i bardhë mund të mbetet për muaj të tërë pa ngrënë. 27. Gjirafat nuk kanë korda vokale dhe komunikojnë duke vibruar ajrin rreth qafave të tyre të gjatë. 28. Kocat e detit mund të prodhojnë deri në 100 milionë vezë gjatë jetës së tyre. 29. Mushkonjat tërhiqen nga ngjyra blu dy herë më shumë se ndonjë ngjyrë tjetër. 30. Nuk ekzistojnë dy zebra në shirita të njëjtë. 31. Fluturimi më i gjatë i regjistruar i një pule ishte 13 sekonda. 32. Ariu i murrmë mund të vrapojë aq shpejt sa një kalë. 33. Kur i vogli i sapolindur i një gjirafe bie nga një lartësi 2 metra, nuk pëson gjë

34. Arinjve polare mund të notojë për më shumë se 60 milje pa ndaluar.

a.e.NOA

KOMENTE