English

Berisha, Daka: Po studiojmë mundësinë e votimit elektronik për zgjedhjet

Tiranë, 7 tetor, NOA - Kryeministri Sali Berisha ka pritur delegacionin e KQZ - së së Kosovës, i kryesuar nga kryetarja e këtij Komisioni Valdete Daka.

Kryeministri shprehu vlerësimin për punën e shkëlqyer të KQZ - së në administrimin e zgjedhjeve në Kosovë, duke thënë se respektimi i ligjit garanton zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike.

Shefi i ekzekutivit është edhe tek zgjedhjet në Shqipëri, për të cilat theksoi se “pavarësisht përpjekjeve të kryetarit të opozitës për të nxirë procesin e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, ato u faktuan edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë si zgjedhjet më të mira të bëra deri më sot në Shqipëri dhe që arritën shumicën e standardeve ndërkombëtare”.

Zoti berisha e siguroi zonjën Daka se për sa kohë kjo mazhorancë do të jetë në pushtet, zgjedhjet do të njohin vetëm standardet më të larta.

Në këtë kontekst, Kryeministri tha se “do të studiohet gjerësisht mundësia e përdorimit të votimit elektronik, bazuar në standardet më të larta ndërkombëtare, si mënyra më e mirë që do të synojë eliminimin e problemeve të hasura në të shkuarën dhe gjithashtu, garantimin e të drejtës së votës edhe për qytetarët shqiptarë që jetojnë në emigracion”.

Kryetarja e KQZ-së së Kosovës, Valdete Daka e njohu Kryeministrin Berisha me përbërjen, mënyrën e funksionimit të KQZ - së në Kosovë, si dhe me procesin për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme që do të zhvillohen atje, pas dorëheqjes së Presidentit, fatmir Sejdiu, pak ditë më parë.

mit/NOA
KOMENTE