Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: E ftoj Ramën të votojmë ligjin për Gjykatat Administrative
English

Berisha: E ftoj Ramën të votojmë ligjin për Gjykatat Administrative

Tiranë, 7 tetor, NOA – Kryeministri Sali Berisha i ka bërë ftesë sot liderit të opozitës Edi Rama të votojë në kuvendin e Shqipërisë ligjin për Gjykatat Administrative.

Gjatë fjalës së tij në mjediset e kryeministrisë ku zoti Berisha përshëndeti miratimin e raportit për heqjen e vizave nga Parlamenti Evropian, shefi i ekzekutivit tha se është e papranueshme që Shqipëria të mos votojë një ligj të tillë duke kthyer mbrapsh kështu paratë e taksapaguesve amerikanë.

Kjo deklaratë e kryeministrit erdhi një ditë pas një komunikate të ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, ku kjo e fundit shprehu keqardhjen dhe zhgënjimin e saj për mos miratimin e ligjit të Gjykatave Administrative, duke bërë me dije se SHBA-të anuluan fondin prej 16 milion dollarësh dhënë nga taksapaguesit amerikanë për këto gjykata.

Kryeministri Berisha tha ndërkohë se votimi i këtij ligji në seancën më të parë plenare, duke nëvizuar gatishmërinë edhe për një seancë të jashtëzakonshme për votimin e ligjit, është mirënjohje për gjithë ndihmën e SHBA-ve në këto vite të zhvillimit të demokracisë shqiptare.

Ai e cilësoi si të paimagjinueshëm për taksapaguesit amerikanë, të cilët kanë investuar në këto 20 vite të ndërtimit të demokracisë shqiptare, faktin e marrjes së parave mbrapsht.

Në deklaratën e djeshme të ambasadës së SHBA-ve shprehej zhgënjimi për vendimin e opozitës shqiptare për të miratuar në 30 shtator ligjin për gjykatat administrative, ndërsa vetë ambasada shprehu vlerësim për punën e mazhorancës dhe kërkesat e vazhdueshme të saj për miratimin e ligjit.

mit/NOA
KOMENTE