Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Fondi shqiptaro-amerikan i Ndërmarrjeve, sukses në Shqipëri
English

Berisha: Fondi shqiptaro-amerikan i Ndërmarrjeve, sukses në Shqipëri

Tiranë, 7 tetor, NOA - Kryeministri Berisha mori pjesë dje në mbrëmje, në pritjen e organizuar nga Bordet e Fondit dhe Fondacionit shqiptaro-amerikan të Ndërmarrjeve, me rastin e takimit vjetor të anëtarëve të këtyre bordeve dhe stafit të tyre në Shqipëri.

Duke marrë fjalën, ai shprehu mirënjohjen e thellë, nderimin dhe admirimin për punën e shkëlqyer të këtij organizmi në Shqipëri dhe sukseset që ai ka arritur.

Kryeministri shprehu besimin se në vitet që do të vijnë këto suksese do të jenë edhe më të mëdha, duke garantuar se do të vazhdojë të mbështesë, me të gjitha mundësitë, veprimtarinë e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, në vendin tonë.

“Një punë e nisur 13 vite më parë me dekretin e Presidentit Bill Klinton, askush nuk mendonte asokohe se pas 13 vitesh’ ju do të ishit ndofta suksesi më madh i të gjitha fondeve të sipërmarrjeve të krijuara në atë kohë, me dekrete të presidentit të SHBA-ve ne vendet ish-komuniste”, tha Berisha në fjalën e tij.

Duke shtuar se ky organizëm ia doli në një vend, në kushte shumë të vështira të bëjë që fondi i sipërmarrjes të shndërrohet me shpejtësi në një institucion të rëndësishëm dhe të respektuar.

“Ju ia dolët të hapni bankën e parë private në Shqipëri, të jepni një kontribut të madh në krijimin e të gjithë kuadrit rregullator, për sektorin bankar privat, të mbështesni me bankën tuaj qindra e mijëra projekte private në mbarë vendin, të veproni si partner të denjë dhe të çmuar të qeverisë shqiptare”, shtoi Berisha.

Duke përfunduar se në këtë ecuri pozitive, faktor kryesor i sukseseve të Fondacionit shqiptaro-amerikan të Ndërmarrjeve ka qenë dashuria dhe përkushtimi juaj ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

n.e/NOA

KOMENTE