Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama: Miratimi i heqjes së vizave nga PE, sot një ditë e bukur për shqiptarët
English

Edi Rama: Miratimi i heqjes së vizave nga PE, sot një ditë e bukur për shqiptarët

Tiranë, 7 tetor, NOA - Duke përshëndetur miratimin e raportit për liberalizimin e vizave për Shqipërinë nga Parlamenti Europian, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u shpreh sot përmes një deklarate për shtyp, se kjo është një ditë e bukur për shqiptarët pasi ky vend u hap atyre dyert e Europës dhe u jep njëkohësisht fund peripecive 20-vjeçare të shqiptarëve për të siguruar lirinë e lëvizjes.

Rama falënderoi me këtë rast të gjithë miqtë dhe partnerët e Shqipërisë dhe veçanërisht raportuesen Tanja Fajon, që mundësuan këtë arritje.

Ai shprehu po ashtu shpresën se Franca do ta mbështesë liberalizimin e vizave në nëntor dhe bëri apel që kjo mundësi t’u jepet dhe qytetarëve të Kosovës.

“Vota e Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave hap dyert e Europës për çdo qytetar të këtij vendi. Ajo lajmëron fundin e peripecive të shqiptarëve për një leje lëvizje në Europë të quajtur vizë; fundin e rropatjeve të njerëzve të thjeshtë të këtij vendi nëpër gjithfarë radhash para ambasadave e konsullatave të Bashkimit Europian për një liri e të drejtë që hyn në liritë e të drejtat themelore të njeriut; fundin e arratisjeve nga atdheu duke kapërcyer ilegalisht kufijtë nga toka e nga uji qoftë edhe për të vizituar në spital vëllanë emigrant në dhe’ të huaj...”, deklaroi ai.

Duke shtuar se shpreson shumë që pas kësaj Franca, nuk do të ndahet nga vendet e tjera kur kjo votë e Parlamentit Europian të marrë formë përfundimtare në Këshillin e Ministrave të Bashkimit Europian.

“Sot është dita për të shprehur jo vetëm kënaqësinë e jashtëzakonshme që më në fund muri i vizave ra për qytetarët e Shqipërisë e të Bosnjës, por edhe për të bërë apelin që ky mur të mos vonojë të bjerë edhe për qytetarët e Kosovës. Të cilët vërtet jetojnë në një shtet të ri por kanë njësoj si gjithë të tjerët të drejtën të lëvizin lirisht në Europën e popujve të lirë”, tha ndër të tjera Rama

Më tej, ai deklaroi se “sa për paradën e kryeministrit, shqiptarët e kuptojnë vetë se lëvizja e tyre e lirë është një projekt europian dhe një vullnet europian dhe se çdo rrahje gjoksi para ekraneve këtu në Tiranë për përfshirjen e Shqipërisë në hartën e Europës pa viza është thjesht qesharake”.

“Sot kanë fituar shqiptarët, ka fituar edhe vetë Europa, e cila është çliruar më në fund nga ankthet e makthet e kufijve të mbrojtur prej të huajve që dolën prej njëzet vjetësh në dritën e lirisë pas rënies së perandorisë të acarit komuniste, ndër të cilët krejt padrejtësisht shqiptarët u etiketuan rëndom si problem”, përfundoi ai.

n.e/NOA

KOMENTE