Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Eurodeputetja Fajon: Shqiptarët në Shengen pa viza, para Krishtlindjeve
English

Eurodeputetja Fajon: Shqiptarët në Shengen pa viza, para Krishtlindjeve

Parlamenti Evropian, Po heqjes së vizave Topi: Pas vendimit, shteti ka punë për të bërë Topalli: Tani shqiptarët kanë dinjitet Berisha: Jam optimist për vendimin e BE Edi Rama: Për ne sot, një ditë e bukur Meta: Vota e PE, arritje historike MPJ: Po realizohet ëndrra e lëvizjes së lirë Soros: Vizat, BE të japë vendimin final Haxhinasto: Tani, detyrimi është yni Pittella: Vizat, meritë ka dhe Edi Rama

Strasburg, 7 tetor 2010 – Votimi pro liberalizimit të vizave për Shqipërinë nga Parlamenti Evropian u mbështet në progresin në plotësimin e standardeve të kërkuara nga Komisioni Evropian. Eurodeputetja Tanja Fajon thotë se monitorimi megjithatë do të vazhdojë.

“Do të thoja që është shumë e rrezikshme që Kosova nuk është pjesë e procesit të liberalizimit të vizave. Duhet gjetur sa më parë që të jetë e mundur një zgjidhje që edhe Kosova të përfshihet në këtë proces”, tha Fajon duke folur me radion Deutsche Welle.

Zonja Fajon, cili është mesazhi që dha sot Parlamenti Evropian me votën e tij pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Shqipërisë?

Parlamenti Europian me votën e tij pranoi që Shqipëria është gati për liberalizimin e vizave. Me këtë rast përgëzoj gjithë qytetarët shqiptarë, pasi për ata kjo ditë është me të vërtetë një ditë historike. Kjo ditë erdhi pasi Komisioni Europian dha një vlerësim shumë pozitiv për progresin në përmbushjen e kushteve të vëna. Sot Parlamenti Evropian njohu me votën e tij pikërisht këtë realitet: Shqipëria është gati për liberalizimin e vizave. Shpresoj që këtë vlerësim do ta bëjnë edhe ministrat e brendshëm të vendeve anëtare të BE-së. Dëshiroj t'u jap qytetarëve të Shqipërisë një lajm të gëzuar: ata do të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e hapësirës Shengen para mbarimit të këtij viti ose më saktë para Krishtlindjeve katolike.

A ka mbaruar puna zonja Fajon? Sot në Strasburg u fol edhe për monitorim të Shqipërisë lidhur me përmbushjen e kushteve të KE?

Dua të theksoj se puna nuk ka mbaruar. Shqipëria është sot gati teknikisht për të patur liberalizimin e vizave por monitorimi do të vazhdojë, KE do të shikojë me kujdes se çfarë ndodh në terren, nëse Shqipëria zbaton në praktikë të gjitha standardet e kërkuara për të patur lëvizjen e qytetarëve të saj pa viza në zonën Shengen. Nëse standardet e kërkuara nuk realizohen në praktikë ka të ngjarë që disa vende të BE t'ia mbyllin përsëri derën lëvizjes së lirë, pa viza për shqiptarët. Por uroj që kjo të mos ndodhë. Unë mendoj që Shqipërisë i duhet që qytetarët e saj të gëzojnë të drejtën e lëvizjes pa viza. Autoritetet dhe të gjitha palët e përfshira kanë punuar shumë për të arritur tek votimi i sotëm i Parlamentit Evropian. Shqipëria ka qenë për një kohë të gjatë shumë e izoluar dhe prandaj qytetarëve të saj duhet t'u jepet mundësia për të udhëtuar lirisht.

Në Parlamentin Europian pati edhe vota kundër liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën. A mendoni se deri në nëntor kur të bëhet mbledhja e Këshillit të ministrave të brendshëm të BE, që do të marrin vendimin përfundimtar qëndrimi i tyre do të ndryshojë për mirë?

Mund të them vetëm që pres që të gjitha vendet anëtare të BE-së do të ndjekin votën e sotme të PE-së dhe t'i japin një mbështetje shumë të fuqishme, në fillim të nëntorit, liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën. Mendoj që kjo është diçka që të dyja vendet e meritojnë për të shkuarën e tyre të gjatë të izolimit. Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kërkesat dhe nuk ka vend për kërkesa shtesë. Shpresoj që vendet anëtare do të njohin këtë progres ashtu si e njohu sot Parlamenti Evropian.

Kur kjo të ndodhë, Z.Fajon, i vetmi vend që i ndahet rajonit lidhur me lëvizjen e lirë është Kosova. A mendoni se KE do të duhet të hartojë një strategji edhe për Kosovën?

Do të thoja që është shumë e rrezikshme që Kosova nuk është pjesë e procesit të liberalizimit të vizave. Duhet gjetur sa më parë që të jetë e mundur një zgjidhje që edhe Kosova të përfshihet në këtë proces. Tani që Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina do të gëzojnë lëvizjen pa viza, Kosova rrezikon të mbetet shumë e izoluar. Jo vetëm kaq, por qytetarët e Kosovës do të jenë shumë të tensionuar dhe të pakënaqur. Prandaj KE duhet sa më parë t'u dërgojë një mesazh të qartë autoriteteve të Kosovës që do të fillojë të projektojë një strategji për liberalizimin e vizave edhe për Kosovën që edhe ata të fillojnë të punojnë për të njëjtin qëllim.

Te tjera mbi argumentin:

Parlamenti Evropian, Po heqjes së vizave Topi: Pas vendimit, shteti ka punë për të bërë Topalli: Tani shqiptarët kanë dinjitet Berisha: Jam optimist për vendimin e BE Edi Rama: Për ne sot, një ditë e bukur Meta: Vota e PE, arritje historike MPJ: Po realizohet ëndrra e lëvizjes së lirë Soros: Vizat, BE të japë vendimin final Haxhinasto: Tani, detyrimi është yni Pittella: Vizat, meritë ka dhe Edi Rama
KOMENTE