Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fajon: Në nëntor besoj se BE do të vendosë pro heqjes së vizave
English

Fajon: Në nëntor besoj se BE do të vendosë pro heqjes së vizave

Bruksel, 7 tetor, NOA – Në një konferencë për shtyp të dhënë pas miratimit të raportit të saj në Parlamentin Evropian për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen, i votuar me 538 vota pro dhe 47 kundër, eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, deklaroi për mediat se ky vendim është për qytetarët e thjeshtë të shqiptarë e boshnjakë.

“Asnjë vend në BE nuk pengon liberalizimin e vizave për rajonin e Ballkanit Jugperëndimor, theksoi Fajon, duke nëvizuar se ajo është e bindur se në nëntor këshilli i Ministrave të BE-së do të marrë vendimin përfundimtar për heqjen e vizave për Shqipërinë e Bosnjen”.

“Kur flasim për perspektivën e Ballkanit Perëndimor, unë them se të dy vendet janë gati dhe se në nëntor do të jepet vendimi i Këshillit të Ministrave të Be-së, për heqjen e vizave, pasi të dy vendet mund të përafrohen me vendet e BE-së”, shtoi Fajon.

Ajo e përgëzoi Shqipërinë dhe Bosnjen për këtë vendim të shumëpritur, duke theksuar se BE duhet të mbajë premtimin e dhënë ndaj vendeve të rajonit të Ballkanit jugperëndimor.

Lidhur me kundërshtitë që ka shfaqur Franca për përmbushjen e disa kritereve për heqjen e vizave për Shqipërinë e Bosnjen, Fajon tha se “Nuk mund të flas në emër të vendeve të BE-së, por di se Franca ka disa rezerva, por jo lidhur me kushtet, sepse vlerësimi përfundimtar është bërë tashmë”.

Ajo shprehu bindjen se brenda kësaj kohe, ekspertët do të ndërgjegjësohen dhe besoj se nuk do të ketë vështirësi për marrjen e vendimit përfundimtar për heqjen e vizave, duke theksuar se me heqjen e vizave nuk do të thotë që qytetarët e dy vendeve do të lëvizin të lirë, thënë shkurt pa kushte, pasi ata nuk mund të qëndrojnë dhe punojnë në vendet e BE-së, më shumë se tre muaj, pa lejen e këtyre të fundit.

Eurodeputetja Fajon foli edhe për Kosovën, duke shprehur keqardhjen se Kosova, nuk është ende në një stad të tillë për të nisur procesin e liberalizimit të vizave dhe se pas heqjes së vizave me Shqipërinë e Bosnjen, Kosova do të mbetet e vetme në rajon.

“Andaj duhet që Komisioni Evropian të bëjë disa hapa përpara që edhe Kosova të nisë përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, pasi siç thashë BE është e angazhuar të pranojë të gjithë rajonit të Ballkanit në BE”, bëri me dije zonja Fajon.

“Unë mendoj që do të bëjmë një thirrje tjetër për KE-në, por do ta bëjmë këtë muajin e ardhshëm me qëllim që edhe Kosova të mos ketë dallime sa i përket kësaj çështjeje”, shtoi eurodeputetja.

mit/NOA
KOMENTE