Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fatmir Xhafaj: Historia me vëllain, sulm politik pa asnjë bazë morale ndaj meje
English

Fatmir Xhafaj: Historia me vëllain, sulm politik pa asnjë bazë morale ndaj meje

Tiranë, 7 tetor, NOA Update – “Familja nuk është zgjedhja ime, por e Zotit. Miqtë dhe bashkëpunëtorët i zgjedh vetë dhe për ata mund të gjykohem, por jo për familjarët e mi”.

Me një shprehje të tillë, deputeti socialist Fatmir Xhafaj, iu është kundërpërgjigur akuzave të ngritura në publik ditët e fundit për implikimin e vëllait të tij në afera të dyshimta, duke i përmendur kohën e arrestimit në Itali.

Xhafaj e ka cilësuar këtë si një sulm politik pa asnjë bazë morale ndaj tij dhe nga foltorja e Kuvendit ka sulmuar kryeministrin Berisha direkt për sajesën e kësaj intrige të radhës, siç e quajti ai.

“E kam ndihmuar vëllain tim, sigurisht që po, e kam ndihmuar të reflektojë për ngjarjen dhe t’i kthehet jetës normale. Tani ai është njeri normal dhe po bën jetë normale, i martuar dhe i diplomuar”, sqaroi Xhafaj lidhur me një fakt të tillë.

Duke shtuar më tej se “Berisha nuk mund të gjejë qoftë edhe një firmë të hedhur prej tij në kohën kur ka qenë në post drejtues, ku të ketë përfituar një metër katror sipërfaqe apo para dhe përfitime të tjera”. “Për këtë mbaj përgjegjësi politike dhe jo për të tjera gjëra, e në rast se gjen ndonjë provë, atëherë jam gati të jap dorëheqjen”, përfundoi fjalën e tij Xhafaj...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE