Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
FMN: Rritja aktuale e ekonomisë globale 4.8%, në 2011 do arrijë 7.1%
English

FMN: Rritja aktuale e ekonomisë globale 4.8%, në 2011 do arrijë 7.1%

Uashington, 7 tetor, NOA - Parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar për ekonomitë në zhvillim gjatë vitit të ardhshëm, flasin për një rritje në përgjithësi me 7.1 për qind dhe 6.4 për qind në vitin 2011.

Ky është parashikimi i pohuar prej këshilltarit ekonomik të FMN-së, Olivier Blançard, sipas të cilit vendet aziatike do të mbeten pa dyshim kontribueset më të mëdhaja për këtë rritje ekonomike.

Për këto vende, FMN parashikon që treguesi i rritjes ekonomike të jetë më i madh, me 9.4 për qind këtë vit dhe 8.4 për qind gjatë vitit të ardhshëm.

Ndërsa për vitin që jemi duke mbyllur, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që ekonomia globale të shënojë në fund të tij një rritje me nivelin prej 4.8 për qind.

"Ne besojmë se është shumë e rëndësishme të shikojmë më shumë përparim tek ekonomitë e mëdha në rritje për një sistem monetar shkëmbimi të orientuar nga tregu. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ato vende, monedhat e të cilave janë në vlera tepër të ulëta”, mësohet të jetë shprehur Olivier Blançard.

Duke shtuar se pikërisht, çështja e kursit të këmbimit dhe ribalancimi i ekonomisë globale do të jenë në rendin e ditës së vendeve të G 20, që pritet të mbahet në fund të vitit, në Korenë e Jugut.

n.e/NOA

KOMENTE