English

Lezhë, ndalohet 18 vjeçari për vjedhje

Lezhë, 7 tetor, NOA - Drejtoria e Policisë së qarkut të Lezhës, ka vënë në pranga sot 18 vjeçarin Klodian Berisha, i dënuar për vjedhje.

Sipas policisë së Lezhës Berisha dyshohet që në 21 shtator ka vjedhur dyqanin e shtetasit me iniciale B.J., i cili ndodhet në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës.

Materialet për këtë çështje i kanë kaluar prokurorisë së Lezhës.

mit/NOA
KOMENTE