Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 7 Tetor 2010
English

Pasqyra e Shtypit, 7 Tetor 2010

Tiranë, 7 tetor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Enjte, 7 tetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme vendimin e SHBA-ve për të anuluar ndihmën financiare për Gjykatën Administrative, shoqëruar me keqardhjen për opozitën që nuk e votoi ligjin për të. Ato paraqesin edhe kuotat e reja për masterat profesionalë në universitetet shqiptare. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i reshjeve të djeshme, të cilat shkaktuan përmbytje në veri të vendit.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Zhduken pronat e Prudentinos”, i cili sesi pronat e Albino Prudentinos, nuk po figurojnë gjatë hetimit që po ndërmerr Prokuroria.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Ruçi-Tavo, takim kokë më kokë në Gjirokastër”, referuar takimit të kreut të grupit parlamentar socialist me deputetin që u largua prej këtij të fundit.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Masteri profesional, miratohen 6190 kuota”, referuar vendimit të fundit të qeverisë.

“PE, OK liberalizimit të vizave” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Për Gjykatën/ SHBA anulon ndihmën: Keqardhje për PS”, i cili zbardh deklaratën e SHBA-ve për anulimin e ndihmës për ngritjen e Gjykatës Administrative.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Përmbytjet, hapen portat e shkarkimit në Vaun e Dejës”.

Ndërkaq, lidhur me arrestimin e një kancelare në Tiranë, në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Ryshfeti, arrestohet kancelarja e gjykatës”.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Masterat profesionalë, miratohen 6489 kuotat nga qeveria”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Ankandi i Liri Berishës, me ikona të tregut të zi”, i cili tregon detaje të reja të zbuluara për ankandin e fundit të zhvilluar nga gruaja e kryeministrit të vendit, shoqëruar me aludimet përkatëse.

“Jakup Krasniqi: Presidenti? E mendoj seriozishtt”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Sulo Gradeci: Të dëshmoja kundër Enver Hoxhës? Synim i marrë”.

“SHBA: S’ka ndihma për Shqipërinë, keqardhje për opozitën” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Draft i OSBE për SHISH: Opozita të kontrollojë përgjimet”, i cili tregon detaje nga drafti i hartuar nga prania e OSBE për Shërbimin Informativ Shtetëror.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Prokuroria: Bizneset e Prudentinos ekzistojnë vetëm në letra”.

Ndërsa çështja e opozitës, mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Gjinushi: Në zgjedhjet lokale shkojmë vetëm me qeveri të re”.

“Një ditë shi përmbyt Shkodrën, hapen portat e hidrocentraleve” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “SHBA shpullë Edi Ramës, mirënjohje mazhorancës”, i cili i referohet deklaratës së bërë dje nga SHBA-të për të anuluar ndihmën financiare për Gjykatën Administrative, shoqëruar me keqardhjen për opozitën që nuk e votoi ligjin për të.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Greqia dhe Rumania shprehin rezerva ndaj heqjes së vizave”.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Energjia, liberalizohet shpërndarja”.

Ndërsa në rubrikën “integrimi” do të lexoni “Parlamenti Evropian, në unanimitet pro heqjes së vizave me Shqipërinë”.

n.e/NOA

KOMENTE