Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Po flinte në lokal, pronari vret me çifte personin që i shqeu derën në mesnatë
English

Po flinte në lokal, pronari vret me çifte personin që i shqeu derën në mesnatë

Lezhë, 7 tetor, NOA – Forcat e policisë së Lezhës, kanë arrestuar në flagrancë 32-vjeçarin Petrit Doda, me banim në këtë qytet, pasi dyshohet se ai është autori i një vrasje të kryer gjatë mesnatës, tek bar “Pizza Park” i cili është në pronësi të tij.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, Doda dyshohet për vrasjen e 25-vjeçarit Hektor Gjetja, me banim në fshatin Ishull-Lezhë, i dënuar më parë për veprën penale të “Armëmbajtjes pa leje“.

Nga veprimet e para hetimore dhe proceduriale ka rezultuar se ndërsa Petrit Doda ka qenë duke fjetur në lokalin e tij bar “Pizza Park”, i cili ka qenë i mbyllur, brenda tij ka hyrë duke hapur me forcë derën Hektor Gjetja, i cili në ato çaste është qëlluar me armë gjahu nga i lartpërmenduri.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, në cilësinë e provave materiale u sekuestruan, 1 armë gjahu dhe 1 gëzhojë.

Po ashtu, është sekuestruar edhe 1 kaçavidë, e cila i është gjetur viktimës gjatë dhënies së ndihmës së parë në spitalin rajonal të Lezhës.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Lezhës për veprën penale të “Vrasjes me dashje” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të gjahut”, parashikuar nga nenet 76 dhe 290 të Kodit Penal, në ngarkim të Petrit Dodas.

n.e/NOA

KOMENTE