Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rikthehet moti i kthjellët, parashikimi nga NOA dhe Meteoalb
English

Rikthehet moti i kthjellët, parashikimi nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 7 tetor, NOA - Dita e neserme, 8 tetor, do te karakterizohet nga kushte te qendrueshme atmosferike ne vend, perjashtuar ekstremin jugor ku do te kete vranesira dhe shira lokale. Edhe mesdita do te mbetet me kthjellime dhe vranesira te lehta ne pjesen me te madhe te territorit.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Gjate pasdites, do te kemi permiresim te metejshem te kushtet atmosferike duke bere qe i gjithe territori shqiptar te jete nen ndikimin e kthjellimeve. Ky stabilitet atmosferik do te na shoqeroje gjate nates dhe deri mengjesin e se shtunes. Temperaturat e ajrit do te pesojne renie si ne mengjes edhe ne vlerat e mesdites, pra do te kemi nje dite te kthjellet por te fresket. Era do të fryjë e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 15 km/h dhe drejtim permanent lindor ndersa dallgezimi ne det do te mbetet serish i ulet.

Europa

Kontinenti europian do te domonohet nga kthjellime dhe vranesira te here pas hereshme ne pjesen me te madhe te tij. Moti i kthjellet do te jete dominues ne Europen qendrore, gadishullin e Skandinavise si edhe ne lindjen e kontinentit. Perjashtim bejne juglindja e kontinentit si edhe Ballkani Lindor te cilat do te perfshihen nga vranesira dhe shira te dendur. Problematike situata paraqitet ne shtetin fqinje Greqi ku shirat do te jene ne forme rrebeshi, ne keto zona nuk do te mungojne stuhite e forta te eres dhe shkarkesat me rrufe.

Ngjarje ekstreme në Europë Neser:

Greqia mbetet e rrezikuar nga rrebeshe shiu dhe stuhi me rrufe;

Europa Lindore alarmon per temperatura ekstremisht te ulta;

Spanja alarmon ere te forte dhe dallge te larta.

n.e/NOA

KOMENTE