Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasadori i OSBE takon Ramën: Të nisin përgatitjet për zgjedhjet vendore
English

Ambasadori i OSBE takon Ramën: Të nisin përgatitjet për zgjedhjet vendore

Tiranë, 8 tetor, NOA – Ambasadori i ri i OSBE-së në Tiranë, Eugen Uollfarth, ka sugjeruar gjatë takimit me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama nisjen e përgatitjeve për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshme.

“Është thelbësore që përgatitjet administrative të nevojshme për zgjedhjet vendore të 2011-ës të fillojnë sa më shpejt. Ato duhet të jenë në përputhje me rekomandimet më të fundit të OSBE/ODIHR-it. Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme për të dhënë ekspertizën teknike të nevojshme në rrethana të tilla”, ka thënë kreu i OSBE-së gjatë takimit të zhvilluar paraditen e sotme me kreun e PS-së.

Ambasadori ka theksuar se priste “vazhdimin e marrëdhënieve të mira midis Partisë Socialiste dhe Prezencës, të bazuara në mirëbesim, bashkëpunim dhe dialog të hapur”.

Nga ana tjetër Uollfarth siguroi kreun e PS se Prezenca e OSBE-së do të vazhdojë të ndjekë synimin e saj gjithëpërfshirës në përkrahje të demokratizimit, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut, si dhe të fuqizimit të institucioneve demokratike, në përputhje me parimet, standardet dhe angazhimet e OSBE-së.

a.k/NOA

KOMENTE