Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha-opozitës: Ka ikur koha e ardhjes në pushtet me mashtrime
English

Berisha-opozitës: Ka ikur koha e ardhjes në pushtet me mashtrime

Krujë, 8 tetor, NOA – Kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur qytetin e Krujës për të bërë takimin e parë me banorët e zonës pas vendimit të Parlamentit Europian për heqjen e vizave.

Duke e cilësuar këtë qytet si shenjën më të fortë historike të lidhjes së Shqipërisë me Europës, Berisha u shpreh se axhenda e Shqipërisë dhe e qeverisë janë vizat dhe integrimi i vendit.

“Zgjodha Krujën, sepse në këtë qytet, në zemrën dhe shpirtin e tij, drita, vokacioni europian i kombit mbeti gjithnjë e përjetë i gjallë. Zgjodha Krujën, sepse në rrugët, rrugicat, në kështjellën e këtij qyteti, ne takohemi çdo sekondë, çdo minutë, çdo orë e çdo ditë me Europën”, tha Berisha gjatë fjalimit të mbajtur pas inaugurimit të shkollës së re 9-vjeçare në Krujë.

Nga ana tjetër ai akuzoi dhe opozitën se po përpiqet që të nxijë realitetin duke synuar ardhjen në pushtet me anë të mashtrimit.

“Këta zotërinj përpiqen të nxijnë çdo gjë, në mënyrë që të mund të mashtrojnë qytetarët për të ardhur në pushtet. Le tu themi nga kjo platformë se kanë ikur kohërat e etërve tuaj, kanë ikur kohërat, kur ju mashtronit qytetarët e shtypur. Shqiptarët e lirë i frymëzon liria”, tha Berisha.

Ai ka kundërshtuar dhe tezat e opozitës për krizë në vend duke theksuar se ndërsa ata flasin për krizë ekonomike bota vlerëson se Shqipëria renditet sot, e 57-ta si vendi më i mirë, ku mund të jetohet.

“Këta zotërinj dhe shokë çdo ditë flasim për krizë ekonomike, paçka se në një hark kohor 9 mujor vetëm në rrethin e Tiranës dhe Krujës janë investuar mbi 400 milion ero dhe janë krijuar mijëra e mijëra vende pune të reja”, tha Berisha.

Ai ka theksuar se kur opozita deklaron se “Shqipëria është për t’u përçmuar dhe nuk mund te jetohet”, “Europa hap dyert e saj, zgjeron liritë e shqiptarëve, voton për dinjitetin e tyre, u shpreh qytetarëve shqiptarë besimin dhe vlerësimin e saj më të madh në histori”.

a.k/NOA

KOMENTE