Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: PE i dha Shqipërisë dimensione evropiane
English

Berisha: PE i dha Shqipërisë dimensione evropiane

Tiranë, 8 tetor, NOA - Asnjë vend në Evropë nuk e ka patur më jetik se Shqipëria ndryshimin e shpejtë, sikundër asnjë vend tjetër nuk ka ndryshuar më shpejt se ky vend.

Kështu është shprehur kryeministri Sali Berisha gjatë një inaugurimi ditën e sotme, duke u shprehur se vendimi i djeshëm i Parlamentit Evropian për të hequr vizat, është vendimi më i rëndësishëm në historinë e këtij kombi që Evropa ka marrë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Ky vendim, lirinë e lëvizjes së qytetarëve shqiptarë, i jep dimensionet e kontinentit evropian, por ky vendim u jep gjithashtu dinjitetin e merituar qytetarëve të këtij vendi”, tha Berisha.

Duke shtuar se sot, Shqipëria është krejt tjetër ndaj dhe besimi i madh i parlamentarëve evropianë dhe komisionit evropian se qytetarët shqiptarë e meritojnë lëvizjen e lirë dhe se ata këtë liri të re të madhe do të dinë ta përdorin me dinjitetin më të madh, do të dinë ta përdorin në mënyrën më të qytetëruar.

“Jo të pakta kanë qenë përpjekjet për të trembur, për t’u thënë se po ndodhi kjo, bëhuni gati të prisni 1 milion shqiptarë, se po ndodhi kjo do të përsëriten eksodet biblike”, përfundoi Berisha lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE