English

Çmimet Nobel, jepet sot ai i Paqes

Stokholm, 8 tetor, NOA – Ndërsa janë ndarë çmimet Nobel për Letërsinë, Fizikën dhe Mjekësinë, sot do të publikohet edhe fituesi i ri i çmimit Nobel për Paqe për vitin 2010.

Ndërsa bëhet me dije se kandidati kryesor për ta marrë këtë çmim është disidenti kinez Liu Xiaobo, i cili gjendet aktualisht në burg.

Por një gjë e tillë është kundërshtuar paraprakisht nga Kina, e cila është kundër akordimit të çmimit të madh ndaj kundërshtarit të regjimit të saj.

Ndërkaq, një tjetër kandidate është dhe aktivistja e të drejtave të grave nga Afganistani, Sima Samar.

Deri tani, çmimi Nobel i Letërsisë i është akorduar shkrimtarit portugez, Mario Vargas Llosa, ndërsa atë në Fizikë e kanë marrë dy studiues rusë dhe atë në mjekësi, shpikësi i fekondimit artificial. n.e/NOA

KOMENTE