Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapen cigare kontrabandë në liqenin e Shkodrës, vinin nga Mali i Zi
English

Kapen cigare kontrabandë në liqenin e Shkodrës, vinin nga Mali i Zi

Shkodër, 8 tetor, NOA – Forcat e policisë kufitare të Shkodrës kanë mundur të kapin në flagrancë 24 coli cigare të markës ‘Trokodero’ dhe të bllokojnë mjetin lundrues tip sule metalike, i cili shërbente për transportin e këtij malli kontrabandë, të ardhur nga Mali i Zi në drejtim të territorit shqiptar.

Ngjarja konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se ajo ka ndodhur përkatësisht në vendin e quajtur Shegan, të Malësisë së Madhe.

Bllokimi i këtij malli kontrabandë, u bë i mundur në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga shërbimet e policisë kufitare, në stacionin e pikës kufitare të Bajzës në Malësinë e Madhe.

Nga ana e policisë po kryen veprimet e duhura proceduriale si dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve, të cilët trasportonin mallin e lartpërmendur, ndërsa materialet e rastit në fjalë, do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës.

n.e/NOA

KOMENTE