Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Për një jetë të humbur cili është dënimi? Nis fushata
English

Për një jetë të humbur cili është dënimi? Nis fushata

Prishtinë, 8 tetor, NOA - Policia e Kosovës dhe misioni i OSBE-së filluan fushatën për siguri në komunikacionin rrugor duke informuar publikun, me qëllimin e reduktimit të aksidenteve në Kosovë.

Fushata inkurajon shoferët që të mendojnë se si sjellja e tyre mund të shkaktojë lëndime dhe vdekje, gjithashtu i informon edhe për gjobat që kanë të bëjnë me shpejtësinë, mospërdorimin e rripit të sigurisë, mosdhënien e përparësisë këmbësorëve dhe kalimin nëpër dritën e kuqe të semaforit.

Misioni i OSBE-së ka financuar një fushatë për sigurinë në trafik në vitin 2008, dhe në muajt në vijim numri i aksidenteve kishte rënë për 7 për qind.

“Ne shpresojmë që kjo fushatë do të krijojë kushte për trafik më të sigurt për të gjithë në Kosovë”, tha Carsten Tvelmeir. drejtor i departamentit të OSBE për siguri të publikut.

“Policia e Kosovës është duke bërë çmos që të kontrollojë trafikun dhe të reduktojë numrin e aksidenteve”, tha Shpend Maxhuni, zv/drejtor i përgjithshëm për shtyllën e Operativës.

Fushata përfshin transmetimet e spoteve në televizione dhe radio, vendosjen e bill-bordeve, si dhe shpërndarjen e 300.000 fletëpalosjeve (të printuara në katër gjuhë: shqipe, angleze, serbe dhe turke) nga patrullat e policisë për siguri të trafikut.

n.e/NOA

KOMENTE