Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Largimi i qeverisë është alternativa e mirëqeverisjes së opozitës
English

Rama: Largimi i qeverisë është alternativa e mirëqeverisjes së opozitës

Tiranë, 8 tetor, NOA, Update – Nisja e protestave do të synojë largimin e qeverisë. Ky është qëndrimi që ka mbajtur sot kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në lidhje me organizimin e fundit të opozitës kundër qeverisë. “Largimi i qeverisë është alternativa e mirëqeverisjes”, tha Rama gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët.

Kreu i PS-së ka folur dhe për largimin e deputetit të PS-së, Vangjel Tavo. Ai ka hedhur poshtë mundësinë e largimit të Tavos, si pasojë e problemeve të PS-së në qendër.

“Deputeti në fjalë ka pasur në shqetësim të shprehur në muaj me radhë për mos funksionimin e partisë në rrethin e tij”, ka thënë Rama, duke shtuar se pozicioni i tij do të sqarohet”.

Nga ana tjetër Rama ka theksuar se mënyra sesi reagon qeveria ndaj akuzave, “ka në tipar karakteristik mafioz”. Sipas tij janë të papranueshme fyerje dhe denigrimet e kundërshtarit, të cilat sipas tij, janë bërë një model i mazhorancës së sotme.

Kreu i PS-së është ndalur dhe në kontributin e PS-së për heqjen e vizave, duke theksuar se dhe faktori ndërkombëtarë e ka njohur lotimin e PS-së në favor të kësaj kauze.

“Lajm i jashtëzakonshëm që erdhi dje nga PE përmban një moment të rëndësishëm se projekti i BE i hapjes së kufijve ka kapërcyer të gjitha barrierat”, tha Rama. Ai shtoi se “PS sot është krenare për kontributin e dhënë”.

a.k/NOA

KOMENTE