Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli dhe Cana, ambasadorë për mbrojtjen e fëmijëve
English

Topalli dhe Cana, ambasadorë për mbrojtjen e fëmijëve

Tiranë, 8 tetor, NOA – Linja e telefonatave falas për mbrojtjen e fëmijëve “ALO 116” do të ketë dhe përfaqësuesit e saj nga bota e politikës dhe sportit. Në një vjetorin e kësaj leinjë, e cila është mundësuar nga UNICEF dhe CRCA/DCI do të prezantohen dhe mbështetësit e saj nga fusha të ndryshme të jetës në vend, por edhe të huaj.

Ceremonia do të zhvillohet nesër në Hotel Sheraton dhe ambasadorët do të jenë kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, lojtari i Kombëtares së ShqipërisëLorik Cana dhe , përfaqësues diplomatik i zyrës UNICEF Shqipëri Detlef Palm.

Në këtë aktivitet do të jenë përfaqësues të institucioneve qeveritare në nivel qëndror dhe në nivel lokal si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe fëmijë.

ALO 116 është Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët në Shqipëri dhe është një iniciativë e përbashkët e zyrës së UNICEF Shqipëri dhe Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA DCI Shqipëri. Ky shërbim ofrohet në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha kompanitë e telefonisë celulare.

ALO 116 është në dispozicion të të gjithë fëmijëve në Shqipëri 24 orë në ditë në 7 ditë të javës. ALO 116 përqendrohet veçanërisht tek ndihma për fëmijët në nevojë, fëmijët e dhunuar, të abuzuar apo të keqtrajtuar, fëmijët e rrugës, fëmijët që shfrytëzohen në punë, fëmijët e humbur, fëmijët në konflikt me ligjin etj.

a.k/NOA

KOMENTE