Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
10 kuriozitete rreth muskujve dhe kockave, që ndoshta ju nuk i dini
English

10 kuriozitete rreth muskujve dhe kockave, që ndoshta ju nuk i dini

Tiranë, 10 Tetor NOA- 1. Vihen në punë 17 muskuj kur buzëqeshni dhe 43 për tu zemëruar. Pra, nëse jeni gjithmonë të zemëruar shpenzoni më shumë energji.

2. Fëmijët lindin me 300 eshtra, por më pas ky numër reduktohet në 206. Arsyeja për këtë gjë të çuditshme është se foshnjat e porsalindura kanë një skelet të përbërë kryesisht prej kockash të vogla. Janë pikërisht këto kocka të vogla që e ndihmojë fëmijën të shkojë lirisht në kanalin e lindjes. Pas disa muajsh këto eshtra pastaj bashkohen ndërmjet tyre dhe numri reduktohet në 206.

3. Në mëngjes ne jemi një centimetër të gjatë më shumë se mbrëmje. Në fakt, kërci midis eshtrave gjatë ditës ngjishet nën peshën tonë. Kjo do të thotë, se në mbrëmje jemi rreth një centimetër më pak, se kur ngrihemi në mëngjes.

4. Muskuli më i fortë i trupit tonë është gjuha.

5. Kocka më e fortë e trupit është nofulla.

6. Për të bërë një hap duhen 200 muskuj. Kjo eshtë një punë e vështirë duke pasur parasysh se secili prej nesh bën mesatarisht rreth 10.000 hapa në ditë. 7. Dhëmbët janë pjesa e vetme e trupit që nuk mund të riparojnë veten. E gjithë kjo, për shkak se dhëmbët nuk janë pjesë "e gjallë" e trupit tonë. 8. Për rritjen e muskujve duhet gjysma e kohës për ti humbur.

9. Kockat janë më të forta se disa lloje çeliku.

10. Këmbët përmbajnë rreth një të katërtat e gjithë kockave të trupit. Edhe pse se ato janë pjesa më “e largët" e trupit tonë, kockat e këmbëve janë rreth një e katërta e të gjithë trupit.

a.e./NOA

KOMENTE