English

Ministria e Drejtësisë: Të dënuarve në burgje do t’u njihen sigurimet shëndetësore

Tiranë, 9 tetor 2010 NOA – Ministri i Drejtësisë deklaroi sot se të dënuarit, si të gjithë personat e tjerë që deklarohen të punësuar, do të kenë përfitime nga skema e sigurimeve shëndetësore.

Duke folur për mediat, rehabilitimi i të dënuarve, përmirësimi i kushteve shëndetësore të tyre janë një tjetër shqetësim për Ministrinë e Drejtësisë, pohoi z. Bujar Nishani.

Në kuadër të politikave sociale të qeverise Ministria e Drejtësisë po bën përpjekje për të përfshirë të dënuarit në skemën e sigurimeve shëndetësore.

Ministri Nishani thotë se kjo nisëm do të sjellë risi në dy drejtime. “Së pari do ta bëjmë më të menaxhueshëm më transparent dhe më eficent këtë buxhet që shoqëria shqiptare konsumon për shërbimin shëndetësor të të burgosurve, e cila do të futet në një skemë më të kontrollueshme dhe më eficente dhe së dyti çdonjëri i cili pavarësisht vuajtjes së dënimit apo ekzekutimit apo të vendimit të një vepre penale që ka kryer ai në aspektin njerëzor në aspektin humanitar duhet të ketë të gjithë trajtimet e barabarta me çdo qytetar tjetër të këtij vendi.”

Sipas Ministrit të Drejtësisë përfshirja e të dënuarve në skemën e sigurimeve shëndetësore është një hap i rëndësishëm që do të ndikojë në riintegrimin e të dënuarve, të cilët kanë po aq nevojë sa edhe pjesa tjetër e popullatës të përfitojnë nga skemat e sigurimeve.

Për arritjen e këtij qëllimi Ministria e Drejtësisë po bashkëpunon ngushtësisht me Ministrinë e Financave, - ka pohuar z.Nishani.

e.r/NOA

KOMENTE